
Te notosh ne ujrat me te pastra ne bote
Në stinën e nxehtë të verës, është pikërisht koha kur shumë prej nesh e përfytyrojnë veten mes plazheve të pabanuara me rërë të bardhë, të mbështjella nga uji i bruztë dhe me valët të përplasen me bregun shkëmbor. Uji i pastër si kristali është me të vërtetë një nga mrekullitë më të mëdha natyrore.
Ju mund të gjeni liqene të mbushura me ujë të freskët ngjyrë të kaltër, apo plazhe ku edhe në disa metra thellësi arrihet të shikosh më së miri.
Valle Verzasca, Zvicër
Një lumë me ujë të kristaltë është aq i pastër sa edhe kur je 15 metër në thellësi, sërish mund të shohësh urën që kalon mbi lumë.Lumi Verzasca, i gjatë 30 km, ndodhet në Zvicër dhe është i njohur në mbarë botën për ujin e pastër. Por ndërsa shpesh shohim fotot e lumit të rrethuar nga malet, një fotograf ka vendosur të zhytet poshtë për të kapur pastërtinë nga fundi i lumit. Sic e shikoni, përvec se janë ujera të freskëta, jo të kripura, kalon përmes shkëmbinjsh dhe gurësh, jo e përbërë nga dheu, dhe kjo e bën të jetë edhe më i kristaltë uji mbasi nuk trubullohet nga dherat.
Sabah, Malajzi
Sabah ëshrë një ndër vendet më të mrekullueshme të Malajzisë, e cila rrethohet me male të larta dhe ujëra të pastra si kristali.
Pupu Springs, Zelandë e Re
Waikoropupu Springs (Pupu Springs) janë të vendosura në gjirin e Artë, në Ishullin Jugor të Zelandës së Re. Burimet janë të njohur për pastërtinë e ujit, dhe vëllimin e ujit të shkarkuar. Burimet janë të rëndësishme shpirtërisht për popullin Maori.
Ishulli Panari, Okinava, Japoni
Kur mendoni për plazhet tropikale sigurisht që Japonia nuk ka qenë pjesë e listës siaj. Por Panari, bën një përjashtim. Plazhe me rërë të bardhe dhe ujra të kristalta që do t’ju mahnisin.
Lugina Jiuzhaigou, Sichuan, Kinë
Është një nga rezervatet më të pabesueshme natyrore në botë, me një natyrë të paprekur që e bënë atë një destinacion të popullarizuar turistik. Këtu mund të gjesh ujra në pesë ngjyra, në të cilin duket qartë bota e larmishme nënujore.
Königssee, Gjermani
Kjo foto bëri buje në internet në vitin 2012, madje u shpall edhe fotoja e vitit. Por asnjë nuk e dinte se ku ishte bërë. Më pas u zbulua që bëhej fjalë për Königssee, një liqen në Bavarinë jugore, pranë kufirit me Austrinë. Thuhet se ky është liqeni më i kthjellët në botë.
Maldivet
Është një nga destinacionet më të preferuara për pushime. Plazhet me rërë të bardhë, ujë i kthjellët si kristali dhe resortet e shumta i karakterizojnë këta ishuj hyjnorë. Uji këtu është padyshim pjesë e arkitekturës: ju mund të qëndroni në vila, disa prej të cilave kanë dysheme transparente, kështu që ju mund t’i shijoni edhe pamjet në ujë.
Ishull Linapacan, Palawan, Filipinet
Me mbi 7.000 ishuj, Filipinet sigurisht kanë brigjet më të gjata në botë. Mund të themi se një vend ishull është i vendosur në perëndim të Oqeanit Paqësorë. Filipinet janë të pasura me burime natyrore dhe padyshim kanë plazhet më të bukura në tokë.
Cala Macarelleta, Menorca, Spanjë
Ky ishull i vogël në Detin Mesdhe shpesh quhet Xhevahir Balearic: ai ka 120 plazhe të mahnitshme! Padyshim është një nga vendet më mrekullueshme nga grupi i ishujve Balearic. Përveç larjes në ujë të kthjellët, lundrimi është një ndërt aktivitetet e tjera të popullarizuara.
Cayo Coco, Kubë
Cayo Coco (Coco Key) është një ishull në Kubën qendror, i njohur për vendpushimet e saj mrekullueshme. Ajo shtrihet në Provincën Ciego de Avila dhe është pjesë e një zinxhiri ishush të quajtur Jardines del Rey (kopshtet e mbretit).
Më të lexuarat








